Në ndeshjen e vlefshme për javën e 37’të dhe të parafundit në kampionatin anglez, Mançester Junajtedi dhe Uest Hami kanë ndarë pikët, duke luajtur baraz 1:1 sonte në “Olld Traford”, njofton “infOSport.mk”.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Mihail Antonio në minutën e 45’të nga pika e bardhë. “Djajtë e Kuq” barazuan gjithçka me golin e shënuar nga Mason Grinvud në minutën e 51’të.
Pas këtij barazimi Mançester Junajtedi renditet në pozitën e tretë me 63 pikë, po aq sa ka edhe Çelzi në pozitën e katërt. “Blutë” e Londrës në këto momente janë duke zhvilluar takimin e javës së 37-të kundër Liverpullit, e ku pas 30 minutave lojë ndodhen në disavantazh prej një goli.
Në anën tjetër Uesh Hami me barazimin në “Olld Traford” edhe matematikisht ka siguruar mbijetesën, duke u renditur në pozitën e 15’të me 38 pikë.