Skuadra e Dritës së Gjilanit nën drejtimin e strategut shkupjan, Ardian Nuhiu, është shpallur kampione për herë të tretë në historikun e saj. Skuadra e Nuhiut festoi këtë titull një xhiro para përfundimit të sezonit të rregullt, edhe atë falë “ndihmës” nga ana e skuadrës rivale të qytetit, Gjilanit, njofton “infOSport.mk”.
Këta të fundit sot në kuadër të javës së 32-të barazuan 2:2 me Ballkanin, një skuadër tjetër pretendente për titullin e kampionit, derisa ky barazim i mjaftoi Dritës për tu shpallur kampione, kjo falë edhe fitores së tyre të djeshme ndaj Drenicës (1:0).
Menjëherë pas përfundimit të takimit midis Gjilanit dhe Ballkanit, të cilin takim e gjithë skuadra e Dritës e ndoqi së bashku, shpërtheu festa “bardhekaltër”, derisa sulmuesi i kësaj skuadre, Kastriot Rexha, nuk kishte nguruar që të tallet paksa me futbollistët e Gjilanit, teksa në profilin e tij në “facebook” kishte shkruar: “Si Luana luftojshin për Dritën”.
Si Luana luftojshin per Driten
Публикувахте от Kastriot Rexha в Сряда, 22 юли 2020 г.
Ndryshe Kastriot Rexha festoi titullin e tretë kampion në karrierë dhe të dytin me Dritën e Gjilanit, pjesë e së cilës skuadër këtë edicion ishin edhe futbollistët nga Maqedonia e Veriut, Izair Emini, Ardian Cuculi, Bunjamin Shabani, Lirim Mema dhe portieri Darko Tofiloski.