Maurizio Sarri nuk rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit në Juventus.
Drejtori sportiv, Fabio Paratici ka konfirmuar se Sarri do të jetë në drejtim të ekipit edhe në edicionin e ardhshëm.
“Ne kemi qeshur me spekulimet në media në javën e fundit”, tha Paratici për “Sky Sport”.
“Sarri do të jetë trajner i Juventusit në sezonin e ardhshëm”, u shpreh ai.
Sarri spekulohej se rrezikon shkarkimin nga Juventus pas serisë prej tri ndeshjeve pa fitore në Serie A që u ndërpre mbrëmë me fitoren 2:1 ndaj Lazios.