Real Madridi falë fitores 2:1 mbrëmë ndaj Viljarealit, arriti që të rrëmbejë titullin e 34-të kampion në Spanjë.
Heroi i takimit të mbrëmshëm ishte Karim Benzema, i cili realizoi që të dy golat (29′ 77′), teksa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Iborra në minutën e 84-të.
Reali në minutat shtesë të takimit me anë të Marko Asensio shënoi edhe një gol tjetër, mirëpo i njëjti u anulua, pasi futbollisti “madrilen” kishte luajtur me dorë.
Kujtojmë skuadra e Zinedine Zidane nuk fitonte titullin e ligës që nga sezoni 2016/17, kjo për shkak Barcelonës, që këtë herë dështoi totalisht, sidomos pas rifillimit të sezonit, i cili u ndërpre për shkak pandemisë “Covid 19”.
Edhe pse “katalunasit” kishin epërsi prej 4 pikëve, ata në fund humbën titullin, kjo për shkak superioritetit të Realit të Madridit, që në 10 ndeshjet e pas “Covid 19”, regjistroi po aq fitore, teksa Barcelona vetëm 6 fitore, 3 barazime dhe 1 disfatë, atë të mbrëmshen ndaj Osasunës (1:2).
Osasuna kaloi në epërsi me anë të Angel Jose (16′). Duhej një ekzekutim perfekt nga gjuajtja e lirë që Barcelona të barazonte rezultatin, me të zakonshmin Lionel Messi (62′).
Nga minuta e 77′ Osasuna luajti me një lojtar më pak, por kur pritej që Barcelona të shënonte, mysafirët dolën me pikë të plota falë golit të shënuar nga Torres në minutat shtesë të takimit.
Barcelona në këtë mënyrë edicionin 2019/2020 do ta përfundojë në pozitën e dytë, pasi Real Madrid edhe matematikisht është kampion i La Ligas kur deri në fund ka mbetur vetëm edhe një xhiro.