Sulmuesi nrovegjez, Erling Haaland, i cili sezonin 2019/2020 e mbylli me 44 gola të shënuar në profilin e tij në “Instagram” ka shpërndarë një foto ku shihet se si e nget traktorin, teksa në foto ka shkruar se po punon në arë.
Haaland bëri një super sezon me Borusia Dortmundin në Bundesligë, ndërsa edhe përkundër interesimit të madh nga skuadra të mëdha gjigande, norvegjezi me shumë gjasa do të mbetet sërish pjesë e “milionerëve”, me të cilët sezonin e ardhshëm do të atakojnë titullin e kampionit në Gjermani.