Skuadra e FC Shkupit gjatë ditës së sotme ka udhëtuar drejt qytetit të Ohrit, aty ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve verore.
Ekspedita e përbërë nga 22 futbollistë dhe stafit teknik, në Ohër do të qëndrojë deri me 1 gusht, ndërsa gjatë kësaj faze përveç përgatitjeve bazike, do të zhvillohen edhe disa ndeshje kontrolluese, që veçmë drejtuesit e kësaj skuadre i kanë caktuar që më parë.