Ndeshja e paraparë miqësore e 18 korrikut midis FC Shkupit dhe Borecit, është anuluar, kjo pasi skuadra nga Velesi ka anuluar udhëtimin për në Ohër, aty ku ishte caktuar edhe të zhvillohet kjo ndeshje, njofton “infOSport.mk”.
Mirëpo drejtuesit e skuadrës “bardhekaltër”, kanë reaguar shpejtë dhe kanë gjetur menjëherë një kundërshtarë tjetër. FC Shkupi me 18 korrik do ti mas forcat me ekipin e Ohrid 2004, pjesë e së cilës skuadër është edhe ish futbollisti i skuadrës nga Çairi, Fatmir Arifi, ndërsa gjithashtu me këtë skuadër luajnë edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Burhan Aliji dhe Sherif Rexhepi.
Kujtojmë 4 ditë më vonë (22 korrik), FC Shkupi ka caktuar miqësoren e rradhës kundër Renovës, ndërsa me datë 26 korrik të besuarit e trajnerit Muharem Bajrami do të përballen me Struga Trim Lum.