Struga Trim Lum nuk ndalet, pas rinovimit me Lenën prezanton edhe një tjetër futbollistë me përvojë

Drejtuesit e Struga Trim Lum vazhdojnë të punojnë me tempo të lartë, kur janë në pyetje përforcimet në prag të sezonit të ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Pas rinovimit me Nijas Lenën, një super futbollistë me përvojë të madhe, drejtuesit e Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme, kanë prezantuar edhe një tjetër futbollistë me bagazh të pasur pas vetes.

Nijas Lena vazhdon bashkëpunimin me Struga Trim Lum edhe për një vit tjetër…

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 14 юли 2020 г.

Fjala është për futbollistin ofenziv Marjan Altiparmakovski, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës bullgare të OFK Pirin.

Altiparmakovski në këtë mënyrë në futbollin tonë vendor rikthehet pas plotë 4 viteve, ku për herë të  fundit mbante veshur fanellën e Rabotniçkit, derisa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Pelisterin.

Jashtë Maqedonisë, 28-vjeçari Altiparmakovski kishte luajtur në Greqi, Kroaci, Armeni, Bosnje e Hercegovinë si dhe në Shqipëri, ku kishte veshur fanellën e Laçit.

Përforcimi i rradhës për ekipin tonëFC Struga Trim Lum dhe Marjan Altiparmakovski nënshkruajnë kontratë 1 vjeçare#WelcomeAltiparmakovski ⚪️🔴#forcaStruga 💪

Публикувахте от F.C. Struga в Сряда, 15 юли 2020 г.

Altiparmakovski në këtë mënyrë bëhet përforcimi i katërt te Struga Trim Lum, pas Besir Ramadanit, Kire Ristevskit, Jasmin Mecinoviqit dhe portierit, Raif Mirseloski, transmeton “infOSport.mk”.

Pjesë e Struga Trim Lum në sezonin e ri garues, do të jenë edhe kapiteni Flamur Tairi, Nijas Lena, Klisman Cake, Florent Osmani, Dejan Cvetanoski si dhe Arion Ziba, i cili u rikthye në skuadër pas huazimit te Labunishti, derisa edhe përfundimisht nga skuadra strugane janë larguar sulmuesi, Hristijan Kirovski, mbrojtësi Arben Tafe, Emran Ramadani si dhe Sedat Berisha.

Leave a Reply