Në futbollin rus ka ndodhur një skandal, teksa arbitri anësor në ndeshjen mes Sakhalinets dhe Legions, ka grushtuar njërin prej futbollistëve, pas provokimeve që i bënte ky i fundit.
Si duket arbitrin anësor e kishin lëshuar nervat dhe kishte humbur kontrollin.
Përveç kësaj, arbitri në fjalë është parë duke shikuar celularin e tij pak momente para incidentit.
Ndryshe, ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë, 1:1.