Nuk ndalet Struga Trim Lum, bënë për vete super talentin kosovar!

Struga Trim Lum është një ndër klubet me aktive në këtë fillim merkatoje,teksa kjo skuadër tashmë ka bërë për vete edhe super talentin kosovar, Arlind Shabani. Siç mëson “infOSport.mk”,  Struga Trim Lum dhe Shabani janë lidhur me një kontratë dy vjeçare, ndërsa më i merituar për transferimin e tij te skuadra strugane është edhe menaxheri dibran, Shkumbin Qormemeti.

Ky i fundit duke besuar fuqishëm në projektin e drejtuesve të Struga Trim Lum, vendosi që të sjellë 18-vjeçarin kosovar nga rradhët e Trepça ’89, edhe pse edicionin e fundit si i huazuar kishte luajtur me ekipin e Ramiz Sadikut.

Ndërkohë më parë gjatë karrierës së tij, Shabani kishte qenë pjesë e gjeneratave të reja te skuadra e KEK’ut, teksa është gjithashtu është anëtar i rëndësishëm i përfaqësueses së Kosovës U-19.

Leave a Reply