FC Shkupi ka testuar futbollistët dhe stafin për Kovid 19 para nisjes për në Ohër ku do ti zhvillojnë përgatitjet kryesore. Nga tabori “bardheblu” kanë njoftuar se në ambientet e klubit u janë nënshtruar testimeve për koronavirus nga ekipi i klinikës “Zhan Mitrev”, ndërsa rezultatet e testimeve do të jenë gati brenda 24 orëve.
Shkupi ka planifikuar fazën përgatitore në Ohër nga 16 korriku deri me 1 gusht, ndërsa kanë paraparë të zhvillojnë edhe katër ndeshje kontrolluese.