Tuttosport, gazetë kjo e afërt me Juventusin bën të ditur se Ronaldo nuk është i prirë për t’u larguar nga ‘Zonja e Vjetër’, dhe vendimi e tij ia ka përcjellë presidentit Andrea Agnelli.
Ronaldo ka hedhur poshtë mundësinë për kalim te PSG apo te Manchester United, dhe është i gatshëm të përmbush kontratën e tij me Juventusin, e cila vlen deri në vitin 20200.
Portugezi ka shënuar 28 gola në Serie A këtë sezon, ku është bërë lojtari i parë i Juventusit që shënon mbi 25 gola brenda një sezoni në 60 vitet e fundit.
Është spekuluar ditëve të fundit se e ardhmja e Ronaldos te Juventus është e pasigurt, por 35 vjeçari do të mbetet në Serie A, te Zonja e Vjetër.
Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka veshur edhe fanellën e Manchester United dhe Real Madrid.