Portieri Alban Miftari ka gjetur klub të ri. Pasi ndërpreru bashkëpunimin me Vardarin e Forinës, Miftari është transferuar te skuadra e Skopjes. Palët kanë firmosur kontratë 1 vjeçare dhe sezonin e ri portën e skuadrës nga lagja e Hekuranas do ta mbrojë portieri shqiptar, pjesë e së cilës ishte edhe në të kaluarën.
“Rikthehem te Skopje për të arritur objektivin e njejtë që e arritëm para 3 viteve duke e kthyer Skopjen në Ligën e Parë. Shpresojmë që të njejtën ta bëjmë edhe në sezonin e ri”, është shprehur Alban Miftari.
Portieri shkupjan gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për FC Shkupin, ndërsa ka pasur avanturë edhe jashtë Maqedonisë, dukë luajtur në Kosovë për Ferizajin dhe FC Vitia.