Sejdini: FFM do të jetë gjithmonë mbështetje për klubet

Në Kuvendin e Rregullt të Përgjithshëm të Federatë së Futbollit të Maqedonisë në fjalimin e tij para delegatëve të pranishëm, presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini mes tjerash potencoi sfidat e ardhshme me të cilat përballet futbolli ynë dhe hapat që do të ndërmeren në periudhën që pason.

“Jemi të vetëdijshëm se kriza momentale shëndetësore dhe përhapja e pandemisë CoVid-19 shkaktoi situatë që asnjëherë më parë nuk e kishim shikuar në historinë e futbollit dhe sportit në përgjithësi. Jemi të brengosur për shëndetin e futbollistëve, tifozëve, punëtorëve sportiv dhe gjithë ato që janë të lidhur me sportin tonë. Kjo është situatë e cila nuk mund të parashikohet nga askush, mirëpo me të duhet bashkarisht të përballemi. Qasja jonë është maksimalisht e përgjegjshme, por aspak e thjeshtë. Prandaj me gjithë zemër ju falemenderoj që bashkarisht kalojmë këtë periudhë të vështirë, të vetëdijshëm se kjo krizë mund të kalohet vetëm me levizje jashtëzakonisht të koordinuara, duke ndihmuar njëri tjetrin dhe të mundohemi të ruajmë vlerën kryesore të futbollit, që është garimi. Pa unitet dhe pa solidaritet askush nuk mund të del nga kjo situatë, duke ditur se gjithë ne jemi të varur mes veti nga njëri tjetri. Anulimi apo shtyerja e ndeshjeve gjithmonë është masë e padëshiruar, por në situatën tonë nuk kishim mundësi tjetër. Ne jemi të bashkuar, gjithë lidhjet nacionale në Maqedoni kanë vepruar në mënyrë të njejtë, ndërsa kjo ka ndodhur edhe në shumë vende tjera europiane. Me atë dallim që ndërprerja e kampionatit për FFM-në ishte zgjidhja e fundit e mundshme, pasi paraprakisht asnjë prej alternativave nuk lejoi të mbyllet kalendari për sezonin garues në ligën e futbollit të Maqedonisë.

 

Nga sezoni i ardhshëm, Liga e Parë do të numërojë 12-të klube. Vlerësojmë se me kthImin e dy qendrave të mëdha të futbollit, Manastirit me Pelisterin dhe Strumicës me Bellasicën, në çdo xhiro do të kemi ndeshje derbi, ndërsa shpresoj se edhe futbollistët e rinjë do të zhvillohen mirë.Federata e Futbollit të Maqedonisë gjithmonë do të jetë servis për klubet dhe mbështetje e plotë kur është në pyetje loja e futbollit dhe punët e lidhura me këtë. Mirëpo, patjetër të respektojmë para se gjithash rregullat për liçencim dhe kriteriumet e stadiumeve. Sinqerisht, shpresoj se futbolli i Maqedonisë në nivel të klubeve me mbështetjen e FFM-së do të afrohet me standardet europiane. Urojmë shumë fat dhe sukses ekipeve që do të na përfaqësojnë në Kupat e Europës në këtë verë”, tha mes tjerash presidenti i FFM-sw, Muamed Sejdini

Leave a Reply