Florian Kadriu pas dy vite e gjysmë të kaluara te Renova, vendosi të mos e vazhdojë kontratën e tij, duke kërkuar sfida të reja, ndoshta kësaj rradhe edhe jashtë Maqedonisë. Burime të afërta të “infOSport.mk”, thonë se për Kadriun tashmë janë të interesuara një sërë skuadrash si nga rajoni, ashtu edhe nga Europa.
Konkretisht janë skuadra nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, që kërkojnë shërbimet e kërçovarit këmbëshpejtë, për të cilin interes gjithashtu kanë shfaqur edhe skuadra nga Azerbejxhani dhe Bjellorusia.
Nuk mungon interesimi për të edhe nga skuadrat vendore, mirëpo si duket me shumë gjasa, këtë herë Kadriun do e shohim jashtë Maqedonisë.
Kadriu sezonin e fundit me Renovën zhvilloi 23 ndeshje, duke regjistruar 3 gola dhe 6 asistime.
Kërçovari skuadrës “bardhekaltër” nga Tetova iu bashkua janarin e vitit 2018-të, ndërsa gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur edhe me FC Shkupin dhe Rabotniçkin në Maqedoni, ndërsa në Shqipëri kishte veshur fanellën e Tiranës dhe Teutës.
Ndryshe në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, 24-vjeçari Kadriu numëron 110 ndeshje zyrtare, 4 gola të shënuar dhe 10 asistime.