Struga Trim Lum prezanton shkupjanin, Besir Ramadani

Atë që paralajmëruam që disa ditë më parë, sot u bë  realitet. Besir Ramadani sezonin e ri futbollistik do të luaj me Struga Trim Lum, me të cilën skuadër ka firmosur kontratë 3-vjeçare, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 20-vjeçar me një të ardhme të ndritur, ndërsa më së miri flet edhe grumbullimi i tij më herët nga ana e Kombëtares U19 të Shqipërisë.

Ndryshe Ramadani është një fëmijë i dalë nga shkolla e FC Shkupit, nga e cila skuadër në disa raste ishte huazuar në skuadrat e ligës së dytë, si Genç Kalemler dhe KG Gostivari.

Ramadani te Struga Trim Lum bëhet emri i dytë zyrtarë pas Jasmin Mecinoviq, ndërsa burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës strugane tashmë kanë arritur marrëveshje edhe me portierin veteran, Raif Mirseloski, mbrojtësin Aleksandar Ristevski si dhe futbollistin ofenziv, Marjan Altiparamkovski, që pritet të prezantohen ditëve në vijim.

Leave a Reply