Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare premton se klubi “bardhekaltër” do të investojë për të ndërtuar nëj skuadër më konkuruese për sezonin e ri garues, 2020/2021.
Për “Sky Sport”, Tare foli dhe për çështjen e interesimit të klubit nga kryeqendra italiane për mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.
Ai tha se Lacio nuk ka paraqitur kurrë një ofertë prej 30 milionë eurosh për futbollistin e Veronës dhe Shqipërisë.
“Politika e Lacios në merkato nuk ndryshon. Lajmet për shifrën e ofertës për Kumbullën nuk janë të sakta, sepse ne asnjëherë nuk kemi ofruar 30 milionë euro për të. Nuk dëshirojmë të dëmtojmë veten sepse rreziku është i madh pas derës. Dëshirojmë të ndërtojmë një skuadër konkuruese në të ardhmen”, bëri me dije Tare.