Me marrëveshje të dyanshme, KF Korabi dhe gardiani shkupjan, Nuhi Jonuzi kanë ndërprerë bashkëpunimin një vjeçarë, njofton “infOSport.mk”.
19-vjeçari Jonuzi vitin e kaluar nga rradhët e FC Shkupit iu bashkua skuadrës dibrane, për të cilën bëri 8 paraqitje në Ligën e Dytë – Perëndim.
Ai tashmë është një agjent i lirë, ndërsa duke pasur parasysh performancat e tij dhe gjatësinë 190 cm, Jonuzi, pritet që së shpejti të bëhet me klub të ri.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës, Liga e Parë e Maqedonisë, apo edhe ndonjë transferim jashtë vendit.