Korabi angazhon portier dhe rinovon kontratat me 4 futbollistë

Korabi edhe zyrtarisht ka rikthyer portierin, Vullnet Islami, i cili së fundmi ishte pjesë e Dritës së Bogovinës, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për një portier 24-vjeçar, i cili karrierën e kishte filluar te Renova, dhe me të cilën skuadër kishte bërë debutimin në elitën e futbollit vendor.

Ai te Drita e Bogovinës u transferua verën e vitit të kaluar, ndërsa tashmë në sezonin garues 2020/2021, do të mbrojë portën e Korabit.

Përveç këtij angazhimi, drejtuesit e Korabit, ditë më parë angazhuan edhe qendërmbrojtësin Antonio Ilieski dhe mbrojtësin e krahut të majtë, Kristijan Kocev, derisa vazhduan kontratat me futbollistët si Egzon Aziri, Emir Aliu, Ersin Fetahi, Alban Rasimi, Ylber Beqiri, Azdren Mena dhe Burim Aliev.

Leave a Reply