Akademia Pandev transferon ish futbollistin e Vardarit

Akademia Pandev ka bërë edhe goditjen e parë në merkato, teksa ka arritur të angazhojë ish futbollistin e Vardarit, Nikolla Serafimov, i cili vetëm pas disa muajve të kaluar te skuadra e Jihlava nga Polonia rikthehet në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë mjaft të talentuar, i cili luan në qendër të mbrojtjes, ndërsa është pjesë e përfaqësueses shpresa të vendit.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë shkupjan, që hapat e parë i kishte bërë te Vardari, me të cilën skuadër gjatë muajit shkurt ndërpreu kontratën për të nisur karrierë ndërkombëtare, por që nuk i doli me sukses, kjo paksa edhe për shkak pandemisë “Covid 19”, që i pamundësoi atij ti tregojë kualitetet në futbollin çek.

Serafimov menjëherë është vënë nën urdhërat e trajnerit Aleksandar Tanevski, i cili pritet që të punojë me një skuadër të re në sezonin garues 2020/2021.

Kujtojmë nga rradhët e Akademia Pandev në këtë fillim merkatoje, janë larguar plotë 8 futbollistë, përfshirë këtu edhe sulmuesin shqiptarë, Ndue Mujeci.

Leave a Reply