Përveç disfatës ndaj Bolonjës, Interi ka pësuar edhe një goditje tjetër pas përfundimit të këtij takimi të zhvilluar në “Xhuzepe Meaca”.
Mesfushori Nikolo Barela ka pësuar tërheqje muskulore në kofshën e djathtë të këmbës dhe nuk dihet për sa kohë do të mungojë.
Lajmi u konfirmua edhe nga klubi “zikaltër”.
Pas këtij dëmtimi, 23-vjeçari mendohet se nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Veronës dhe Torinos.