Nga ndërprerja e të gjitha kampionateve Europiane dhe Botërore për shkak të pandemisë “Covid 19”, Federata e Mundjes Botërore ka sjellë vendim për vazhdimin e garave ndërkombëtare nga muaji shtator.
Kryeqyteti jonë duhej të priste Kampionatin Europian për junior nga 30 qershori deri më 5 korrik të këtij viti, ndërsa e njejta u anulua për shkak të pandemisë. Gjithsesi Federata Botërore e Mundjes ka vendosur që Europiani i juniorëve të organizohet sërish në Shkup.
Ndërkohë Europiani për kadetë do të zhvillohet në Poloni, Botërori për senior deri më 23 vjeç do të organizohet në Finlandë, ndërsa Botërori për junior dhe senior do të mbahet në Beograd.