Erdon Daci dhe Konjaspor kanë festuar në fund të takimit kundër Rizespor, rivalit të madh për mbijetesë, që këtë vit në Superligën turke është shumë më e flaktë se gara për titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.
Konjaspor e shkupjanit Daci shënoi fitore minimale 1:0 me golin e realizuar nga Faruk Mija në minutën e 94-të. 22-vjeçari nga Uganda morri mbi super një përgjegjësi të madhe në ato momente, mirëpo fatmirësisht nuk gaboi dhe në fund i siguroi 3 pikë shumë të mëdha skuadrës së tij, që tashmë me 30 pikë renditet në pozitën e 14-të.
Ndryshe Erdon Daci në këtë përballje në lojë u inkuadrua në minutën e 76-të në vend të Jevtoviç, derisa ishte paraqitja e tij e 20-të në Superligën turke, ku ka shënuar edhe 1 gol.