Benjamin Demir, i cili ditë më parë i dha fund aventurës së tij të shkurtër te FC Shkupi, i është bashkuar skuadrës së Makedonija GJ.P, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë mënyrë, Demir, rikthehet te skuadra nga Gjorçe Petrovi vetëm pas 6 muajve, duke pasur parasysh se 18 janarin e këtij viti i ishte bashkuar skuadrës nga Çairi, me të cilën regjistroi vetëm 2 paraqitje.
Demir te Makedonija GJ.P nuk duhet të ketë problem adaptimin, pasi mjedisi për të është shumë i njohur, ndërsa kësaj rradhe do të punojë nën urdhërat e strategut shkupjan, Zhikica Tasevski.