Një lajm trishtues na vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ish-futbollisti i Notingham Forest, Derrik Otim është mbytur në një liqen në Karolinën e Jugut.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Notinghamit, që nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar i shpreh ngushëllime familjarëve të 24-vjeçarit.
Në liqenin ku u mbyt futbollisti Otim janë mbytur edhe shumë të tjerë dhe për këtë arsye ai quhet një nga më të rrezikshmit në Karolinën e Jugut.