Sulmuesi shqiptarë Ndue Mujeci ndahet me Akademia Pandev

Ndue Mujeci vetëm pas 6 muajve është larguar nga Akademia Pandev, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në Maqedoni, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi shkodran dhe skuadra nga Strumica kanë ndërprerë bashkëpunimin, ashtu që Mujeci tashmë është një agjent i lirë.

Mujeci te Akademia Pandev janarin e këtij viti erdhi nga rradhët e skuadrës qipriote të Çihangir, mirëpo nuk arriti të lë edhe shumë gjurmë me fanellën e skuadrës nga Strumica, për të cilën zhvilloi vetëm 5 ndeshje zyrtare.

Ndryshe karrierën e tij, Mujeci e kishet nisur në vendlindje në Shkodër, te skuadra e Vllaznisë, që më pas të jetë pjesë edhe e skuadrës së Ada Velipojë.

Karrierën ndërkombëtare e kishte nisur në verën e vitit 2016-të, kur ishte transferuar në Bullgari te OFK Pirin, që më pas të transferohet në Letoni te Ventspils, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e FK Dunav (Bullgari), Saburtalo (Gjeorgji), Gençlik Guçu (Qipro) dhe Happy Valley (Hong Kong).

Leave a Reply