Sezoni i ri në Bundesligë me tifoz në tribuna!

Bundesliga ishte kampionati i parë në Europë që u rikthye pas ndërprerjes për shkak të pandemisë COVID-19 dhe duket se do të jetë i pari që do t’i kthejë tifozët në tribuna, raporton “Zeri.info”.

Sezoni i ri i Bundesligës do të startojë më 18 shtator të këtij viti, ndërsa sipas asaj që shkruan “Bild”, duke nisur nga ndeshja e parë e sezonit të ardhshëm, në tribuna do të mund të jenë prezent edhe tifozët, mirëpo me një numër deri në 20 mijë veta. Një gjë të tillë jozyrtarisht shkruajnë mediat gjermane, sipas të cilave

qeveria dhe Liga Gjermane kanë rënë dakord për të hapur dyert për një pjesë të tifozëve, të cilët do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë shëndetësor përpara se të lejohen të hyjnë në stadiume.

Leave a Reply