Tek Bajerni i Munihut kanë vendosur ti besojnë fanellën me numrin 10 blerjes së tyre më të re, Leroy Sane.
Ish sulmuesi i Mançester Sitit u transferua tek “bavarezët” për një çmim prej 49 milionë eurosh ditën e sotme, ndërsa në këtë transferim të reprezentuesit gjerman, i përfshirë ishte edhe menaxheri tetovarë, Fali Ramadani.
Dhe mesa duket gjermani do të marrë numrin 10 të Filipe Kutinjos me brazilianin që pritet të largohet këtë verë nga “Alianc Arena”.