Pas transferimit të Ashraf Hakimit, Interi thuhet të ketë filluar bisedimet për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Çelzit, Emerson Palmiero.
‘Zikaltërit’ kanë paguar 45 milionë euro për transferimin e Hakimit, i cili do të udhëheq krahun e djathtë të Interit, ndërsa tashmë sipas “Sky Sport”, Antonio Konte dëshiron që Emerson të jetë lojtari që do të mbulojë krahun e majtë, dhe ka udhëzuar drejtuesit e klubit që të vihen pas tij.
Edhe pse ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, thuhet se negociatat për 25 vjeçarin e Çelzit kanë filluar.
Ish mbrojtësi i Romës, kishte ndjekur Konten në “Stemford Brixh” në janar të vitit 2018 për 20 milionë euro.