Futbollisti shqiptarë, Adnan Januzaj është vlerësuar si lojtari më në formë i Real Sociedad pas rifillimit të edicionit në La Liga. Megjithatë ndeshja e së enjtes mbrëma kundër Espanjollit, nuk ishte shumë e mbarë për reprezentuesin e Belgjikës.
Ai është lënduar në fund të pjesës së parë dhe nuk ka mundur të vazhdojë ndeshjen, duke i lënë vendin norvegjezit, Martin Oedegaard.
Dyshimet e para janë për një lëndim muskulor.
Të gjitha mediat spanjolle e kanë vlerësuar lëndimin e Januzajt si një goditje të madhe për Sociedadin si dhe atë lojtarin më të mirë të skuadrës pas rifillimit.
Ndryshe Sociedadi shënoi fitore 2:1 ndaj Espanjollit, duke shpresuar ende për një vend në garat europiane. Pas 33 xhirove, Sociedadi me 50 pikë të grumbulluara zë vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit.