Yuto Nagatomo ka treguar edhe një herë se është futbollist shumë emocionues. Reprezentuesi i Japonisë, nuk ka mundur t’u shpëtojë lotëve teksa ka stërvitur për herë të fundit me bashkëlojtarët te Galatasaray.
Nagatomo ka përfunduar kontratën me Galatasaray, dhe nuk do të mbetet pjesë e skuadrës deri në përfundimin e sezonit në Turqi.
Përshëndetja me shokët e skuadrës, nuk ka qenë e lehtë për Nagatomon.
Faqja e Galatasaray ka publikuar disa fotografi të stërvitjes, me Nagatomon i cili shihet duke qarë.
33 vjeçari Natagomo te Galatasaray është transferuar në vitin 2018 nga Inter.
Ai në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Cesena dhe FC Tokyo.