Dy futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Florent Hadergjonaj po vazhdojnë të luajnë në formë të madhe në Superligën e Turqisë. Që të dy po tregohen vendimtarë te skuadrat e tyre, Fenerbahçe dhe Kasimpasha.
Sulmuesi prizrenas shënoi dhe asistoi në fitoren 3:2 të Fenerbahçes gjatë fundjavës që lamë pas Jeni Malatyaspor, duke i mundësuar skuadrës së tij që të mbetet në pozitën e 6-të me 46 pikë.
Në anën tjetër, Kasimpasha shënoi fitore të pastërt 2:0 ndaj Gençlerbirligit, për t’i ikur zonës së rrezikshme që dërgon një rang të garave më poshtë, pasi aktualisht skuadra e Hadërgjonajt renditet në pozitën e 11-të me 35 pikë.
Dy reprezentuesit e Kosovës po stabilizohen çdo ditë e më shumë në Superligën turke, e që këto janë sinjale pozitive për ndeshjet që përfaqësuesja e Kosovës do ti zhvillojë në muajin shtator në Ligën e Kombeve, aty ku do të zhvillojë edhe ndeshjen më të rëndësishme, atë gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut.