Pas Hristijan Kirovskit, ekipi i Gostivarit gjatë ditës së sotme ka siguruar edhe shërbimet e një futbollisti tjetër nga Liga e Parë, njofton “infOSport.mk”.
Fjala është për qendërmbrojtësin e Borecit, Trajçe Stojkovski, i cili me skuadrën nga Gostivari ka firmosur kontratë 1 vjeçare.
Stojkovski edicionin e kaluar me Borecin zhvilloi 21 ndeshje, duke qenë një ndër futbollistët më standard te skuadra nga Velesi.
Ai pritet që të udhëheq mbrojtjen e Gostivarit në sezonin e ri, skuadër kjo që pretendon ngjitjen në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Ndryshe Stojkovski është një fëmijë i Vardarit, me të cilën skuadër kishte debutuar në vitin 2009, që më pas të luaj edhe me EuroMilkun, Teteksin dhe Makedonija GJ.P.