Fisnik Zuka prej sot edhe zyrtarisht nuk është pjesë e Renovës. Edhe përkundër faktit se drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti i kishin ofruar një kontratë të re, shkupjani kishte refuzuar një gjë të tillë.
Burime të sigurta pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Zuka do të rikthehet në kryeqytet, mirëpo kësaj rradhe duke iu bashkuar skuadrës së Rabotniçkit.
Kujtojmë Zuka vite më parë kishte luajtur edhe me FC Shkupin, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrën e Flamurtarit nga Vlora.
Zuka pjesë e Renovës ishte nga korriku i vitit 2018-të, duke regjistruar 53 ndeshje, 1 gol dhe 3 asiste.