Ferhan Buba Hasani e ka nisur me fitore sezonin e ri në Finlandë, pasi skuadra e tij Helsinki regjistroi fitore me rezultat të thellë 4:0 ndaj Lahti. Edhe pse nuk u përfshi në mesin e golashënuesve, Buba ishte pjesë e rëndësishme e lojës së mirë së Helsinkit, që solli edhe fitore bindëse që në start të sezonit të ri. Tetovari ishte në formacion startues dhe luajti për 60 minuta.
Kujtojmë se Buba gjatë ndeshjeve përgatitore kapi një ritëm të mirë, duke regjistruar gola dhe asiste. Ndeshjen e radhës në kampionat, Helsinki do ta luaj ndaj skuadrës Haka.