Besart Ibraimi ka vazhduar kontratën me Shkëndijën, duke gëzuar të gjithë tifozët “kuqezi”. Bomberi kërçovarë ka firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtarë ai ka premtuar edhe shumë gola dhe trofe me fanellën “kuqezi”.
“Me shumë dëshirë, për dashurinë e zjarrtë që kam për Shkëndijën, Tetovën e ‘Ballistët’ do vazhdoj ta bartë fanellën ‘kuq e zi’. Sot me kryesinë e klubit jemi dakorduar për të nënshkruar një kontratë tjetër dy vjeçare. Faleminderit Shkëndijës, për besimin dhe munësinë e dhënë. Me pasion do vazhdoj ta djersis fanellën ‘kuq e zi’. Na presin shumë sfida, i etur për gola e për trofe. #Shkëndija #Ballistët #Tetova❤️” – kishte shkruar Besart Ibraimi në profilin e tij zyrtarë në facebook.