Barcelona dhe Atl.Madridi barazojnë në një ndeshje me 3 penalti (VIDEO)

Barcelona ka regjistruar edhe një barazim tjetër 2:2 në ndeshjet e La Liga-s, teksa sonte në “Kamp Nou” barazoi ndaj Atletiko Madridit, njofton “infOSport.mk”.

3 nga 4 golat e shënuar sonte në këtë përballje u shënuan nga pika e bardhë, me Atletikon që ekzekutoi 3 të tillë për të shënuar në fund 2.

Kjo pasi Diego Kosta në minutën e 18-të humbi penaltinë përballë Ter Shtegen, i cili sipas arbitrit kryesor para kohe kishte lëshuar portën e tij gjatë intervenimit, me ç’rast e njëjta u ripërsërit, ndërsa në rastin e dytë nuk gaboi Saul, i cili në ato momente barazoi shifrat në 1:1. Paraprakisht për Barcelonën një autogol kishte realizuar Diego Kosta, edhe atë vetëm pas 11 minutave lojë.

Me rezultatin 1:1, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në pjesën e dytë që të dyja skuadrat shënuan nga një gol tjetër, dhe sërish nga pika e bardhë.

Fillimisht ishin futbollistët vendas të Barcelonës që shënuan me anë të Lionel Messi në minutën e 50-të, derisa edhe golin e dytë për Atletiko Madridin nga pika e bardhë e realizoi Saul, transmeton “infOSport.mk”.

Ishte ky barazimi i dytë  me rradhë identik (2:2) për Barcelonën, pas atij ndaj Selta Vigos, që e largojnë edhe më shumë nga titulli kampion, duke pasur parasysh se “katalunasit” edhe me një ndeshje më shumë ndodhen prapa Realit të Madridit, që ndeshjen e saj të javës së 33-të do ta zhvillojë të enjten kundër Getafes.

Reali i Madridit ka 71 pikë, një më shumë se Barcelona e vendit të dytë, teksa Atletiko Madridi me 59 pikë renditet në pozitën e 3-të.

Leave a Reply