Alen Jasharovski është futbollist i lirë. Sulmuesi shkupjan sezonin e fundit ishte pjesë e kampionatit vendor ku luajti me Makedonija Gjorçe Petrovin. Jasharovski lidhet me disa oferta nga disa klube nga vendi, Kosova dhe Shqipëria, por gjithsesi mbetet ende pezull e ardhmja e tij. Në të kaluarën, konkretisht në sezonin 2017/18, Jasharovski ka qenë pjesë edhe e FC Shkupit, i cili me fanellën e bardhekaltërve e mbylli sezonin me 13 gola të shënuar. Emri i tij është lidhur edhe më herët për një rikthim të mundshëm te Shkupi, ndërsa tani kur skaudra nga Çairi është në kërkim të një sulmuesi, pas largimit të Jurinës, Jasharovski mund të jetë një opsion i mirë, duke marrë parasysh edhe marrëdhënien e mirë që ka sulmuesi me tashmë trajnerin, Muharem Bajrami.
Kujtojmë që Jasharovski ka luajtur edhe për Prishtinën, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Rabotniçkit, Euromilkut, Horizontit, Skopjes dhe Metallurgut.