Agjencia e njohur e statistikave, ‘WhoScored’ ka publikuar formacionin a javës në Evropë, e që ka të bëjë me ndeshjet e zhvilluara nga data 23, deri me 29 qershor.
Futbollisti me notën më të lartë rezulton të jetë ylli kroat i Hofenhajmit, Kramariç, që ka notën 10, derisa pjesë e këtij formacioni është edhe ylli kosovar, Milot Rashica i Verder Bremenit me notën 9.02.
Futbollisti vushtrias mbulon krahun e majtë të sulmit, derisa në krahun e djathtë është përzgjedhur Lionel Messi, me notën 9.60. Notë më të lartë se ylli argjentinas i Barcelonës ka edhe Fabinjo i Liverpullit (9.64), ndërsa pjesë e formacionit më të mirë janë edhe portieri i Romës, Mirante, mbrojtësit Trimel, Kin, Tarkovski dhe Gunter, derisa në vijën e sulmit ndodhen sulmuesi i Frajburgut Valdshmit dhe ai i Mançester Junajtedit, Martial.