Lokomotiva e Zagrebit në ndeshjen e saj të 5-të me rradhë ka realizuar fitoren e 3-të, duke vazhduar të mbajë pozitën e dytë në renditje, menjëherë pas gjigandëve të Dinamo Zagrebit, pjesë e së cilës është Arijan Ademi, njofton “infOSport.mk”.
Lokomotiva sot në ndeshjen e javës së 32-të në Superligën e Kroacisë me shifrat 2:0 mundi ekipin e Varazhidn, ndërsa fitoren e skuadrës nga Zagrebi e paralajmëroi futbollisti shqiptarë Indrit Tuci.
Golin e dytë në 3 ndeshjet e fundit, Tuci e realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa fitoren e Lokomotivës së Zagrebit e vulosi Jakiç 5 minuta para fundit të takimit.
Në këtë ndeshje përveç Tucit, titullarë te Lokomotiva ishin edhe 3 futbollistët tjerë shqiptarë, Lirim Kastrati, Myrto Uzuni dhe Enis Çokaj, derisa në bankinë mbeti talenti 21-vjeçar, Jon Mersinaj.