Rabotniçki dhe Goran Siljanovski kanë vazhduar bashkëpunimin mes tyre, njofton “infOSport.mk”. Kontrata aktuale e ish futbollistit të Flamurtarit me Rabotniçkin skadonte gjatë ditës së nesërme (30.06), ndërsa me kontratën e re, Siljanovski te skuadra nga Parku i Qytetit do të qëndrojë edhe një vit e gjysmë.
Në këtë mënyrë trajneri Ratko Dostaniq do të ketë një super lojtarë në disponim në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa vlen të theksohet se drejtuesit e “romantikëve” intenzivisht janë duke punuar në transferimin e futbollistëve të rinj.
Edhe zyrtarisht pjesë e tyre në sezonin e ri do të jetë shkupjani, Muarem Muarem, ndërsa deri më tani drejtuesit e Rabotniçkit kanë vazhduar bashkëpunimin edhe me trajnerin Ratko Dostaniq, si dhe futbollistët Dragan Stojkov, Hristijan Pecov dhe portierin Riste Jankov.