Shkëndija ka firmosur kontratë profesionale me një ndër talentët më të mëdhenj në futbollin tonë vendor, 16-të vjeçarin, Dashmir Elezi.
Bëhet fjalë për një prej talentëve më premtues që ka prodhuar shkolla e futbollit të Shkëndijës, sulmues qendre që gjendet mirë edhe në krahë dhe si gjysmësulmues dhe anëtar i rregullt i përfaqësueseve të reja të Maqedonisë së Veriut.
Ende pa mbushur të 15-tat shënon gol në debutimin e tij me ekipin e parë të Shkëndijës
– DASHMIR ELEZI Ende pa mbushur të 15-tat shënon gol në debutimin e tij me ekipin e parë të Shkëndijës
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 16 ноември 2019 г.
Elezi me Shkëndijën ka firmosur kontratë për 3 vite e gjysmë, duke u lidhur me “kuqezinjtë” deri verën e vitit 2024.
Avansimi i Dashmir Elezit në ekipin e parë është dëshmi për punën e zellshme shumëvjeçare që bëhet me kategoritë e reja të KF Shkëndija dhe meritë e gjithë trajnerëve në krye me drejtorin e Akademisë, Erhan Selimi.
🌟 “Është ëndërr e çdo fëmije në Tetovë që një ditë të luaj për ekipin e parë të Shkëndijës”
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 27 юни 2020 г.