E bujshme, strugani Arben Tafe i bashkohet Bellasicës

Një lajm paksa i çuditshëm na vjen nga Strumica, aty ku skuadra e mirënjohur e këtij qyteti, Bellasica gjatë ditës së sotme prezantoi struganin, Arben Tafe, shkruan “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë 28-vjeçar, që luan në mbrojtje, ndërsa me Struga Trim Lum sezonin e fundit regjistroi 19 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Pikërisht performanca e tij e shkëlqyer me fanellën e skuadrës strugane bindi drejtuesit e Bellasicës, për ti ofruar kontratë futbollistit shqiptarë, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Vëllazërimin e Kë֝rçovës dhe Horizont Turnovën.

Pra do të jetë kjo hera e dytë në karrierën e Arben Tafe, që do të luaj me një skuadër nga qyteti i Strumicës, pas aventurës që pati te Horizont Turnova (sezoni 2015/2016).

Leave a Reply