Futbollisti i përfaqëseses së Kosovës, Benjamin Kololli, ndodhet në një formë të shkëlqyeshme, ndërsa një gjë të tillë ka dëshmuar edhe në xhiron e parë të ndeshjeve pas pandemisë “Covid 19” në Superligën e Zvicrës, njofton “infOSport.mk”.
Kololli pas golave të shënuar në miqësoret e Cyrihut, të njëjtën gjë bëri edhe në kampionatin zviceran, teksa shënoi një super gol përballë Jang Bojsit.
Super goli i Benjamin Kolollit ndaj Jang Bojs
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 20 юни 2020 г.
Kololli shënoi në minutën e 38-të, duke kaluar në epërsi Cyrihun me rezultatin 2:1, mirëpo që edhe kjo nuk mjaftoi që skuadra e yllit kosovar në fund ti gëzohet fitores, kjo pasi Jang Bojs në 10 minutat e fundit të takimit, falë golave të Nsame (81’, 85’) shënoi fitore me rezultatin 3:2.
Me këtë fitore Jang Bojsi vazhdon të mbajë pozitën e parë në renditje me 48 pikë, ndërkohë Cyrihu me 32 pikë renditet në pozitën e 5-të.