Shkëndija dhe Besart Ibraimi pranë akordit për marrëveshje të re!

Besart Ibraimi pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë që viteve të fundit ka luajtur në Ligën e Parë, por edhe te Shkëndija e Tetovës, me të cilën skuadër ka fituar dy tituj kampion dhe një trofe të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Bomberi kërçovarë pjesë e “kuqezinjëve” nga Tetova është që nga vera e vitit 2015-të, ndërsa kontrata e tij me  skuadrën tetovare përfundon me 30 qershor.

Mbetet të shihet nëse Ibraimi do të vazhdojë kontratën edhe për një vit tjetër, ashtu siç dëshirojnë drejtuesit e Shkëndijës, apo për dy vite e më shumë, ashtu siç pretendon vetë futbollisti kërçovarë, i cili me fanellën e Shkëndijës ka shënuar më shumë se 100 gola. Është kjo dilema e vetme mes palëve, që megjithatë thuhet se shumë shpejtë mund të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të gëzojnë me mijëra tifoz “kuqezi” të Shkëndijës.

Ai dhjetorin e vitit të kaluar falë “dopietës” kundër FC Shkupit, u ngjit në kuotën e 167 golave, duke u bërë kështu futbollisti me më shumë realizime në historinë e kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply