Drejtuesit e FC Shkupit i kanë besuar punës së Muharem Bajramit, i cili disa xhiro me rradhë gjatë edicionit të fundit futbollistik luante rolin e ushtruesit të detyrës te skuadra nga Çairi.
Të kënaqur nga puna dhe angazhimi i tij, gjatë ditës së sotme drejtuesit e skuadrës “bardhekaltër” vendosën ti ofrojnë tashmë ish futbollistit të tyre një kontratë dy vjeçare në postin e trajnerit.
Pikërisht me këtë kontratë Muharem Bajrami vendosi ti jap fund karrierës së tij si futbollist aktiv.
“Është privilegj që të udhëheqës një klub të madh siç është Shkupi, por njëkohësisht edhe përgjegjësi dhe sfidë. Do të doja që të falënderoj kryesinë që kishte besim në mua dhe arritëm që të merremi vesh që në vazhdim unë të udhëheq me skuadrën” – tha Muharem Bajrami, i cili shpreson se me disa përforcime dhe mbështetjen e tifo grupit “Shvercerat”, me FC Shkupin mund ti arrijë objektivat për sezonin e ardhshëm.
“Kemi një grup të mirë në ekip, por natyrisht me disa përforcime dhe me mbështetjen maksimale nga tifo grupi “Shvercerat”, besoj se do te arrijmë objektivat e klubi”, është shprehur Bajrami.