Pas Fazli dhe Çeshmexhiev, edhe dy largime tjera nga KF Shkëndija

Largime dhe vetëm largime nga Shkëndija. Pas dyshes Samir Fazli dhe Konstantin Çeshmexhiev, dy emrat e rradhës që largohen nga rradhët e skuadrës kampione gtë vendit, janë sulmuesi Marjan Radeski dhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Ardin Dallku, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit skuadrës tetovare iu bashkua janarin e këtij viti, ndërsa nga Shkëndija largohet me vetëm dy ndeshje të zhvilluara.

Sa i përket Marjan Radeskit, sulmuesi me origjinë nga Prilepi me fanellën e Shkëndijës luajti për plotë 5 sezone, duke zhvilluar plotë 134 ndeshje dhe duke regjistruar 34 gola dhe 33 asiste.

Kontratat këtë muaj ju skadojnë edhe tre futbollistëve titullarë, Besart Ibraimi, Armend Alimi dhe Gledi Mici, mirëpo me këta tre futbollistë drejtuesit e skuadrës së Shkëndijës janë duke zhvilluar bisedime, me shpresë se do ti bindin për të vazhduar qëndrimin në Tetovë.

Leave a Reply