Darko Ilieski karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Manastir te skuadra e Pelisterit, njofton “infOSport.mk”. Qendërmbrojtësi nga Prilepi së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, te e cila skuadër kaloi gati një vit.
Edhe pse i njëjti ishte në bisedime edhe me drejtuesit e FC Shkupit, në fund vendosi që të pranojë ofertën e skuadrës së Pelisterit, që vitin tjetër do të garojë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Karrierën e tij, Ilieski e kishte nisur në vendlindje te skuadra e 11 Oktomvri, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrat si Metalurgu, Pobeda, Shirak (Armeni), Tikvesh dhe Borec.
24-vjeçari Ilieski bëhet përforcimi i tretë i Pelisterit, skuadër kjo që më herët bëri për vete edhe Gjorgji Tanushevin dhe portierin Davor Taleski.