Ish futbollisti i FC Shkupit gjenë rrjetën në Superligën e Shqipërisë

Partizani ka nxjerrë dufin ndaj Luftëtarit në ndeshjen e parë të javës së 29-të në Superligën e Shqipërisë, duke mundur skuadrën nga Gjirokastra me shifrat 8:1, njofton “infOSport.mk”.

Figurë qendrore e takimit doli të jetë sulmuesi Eraldo Çinari, që realizoi gjysmën e golave (4), derisa në listën e golashënuesve te Partizani në këtë përballje u regjistrua edhe ish futbollisti i FC Shkupit, Rron Broja.

Ky i fundit shënoi golin e tretë për Partizanin në minutën e 28-të, derisa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe xhamajkani Brajan Broun dhe 20-vjeçari Tedi Cara, ndërkohë një gol tjetër për Partizanin në këtë përballje realizoi edhe futbollisti i Luftëtarit, Redon Dragoshi, që shënoi në rrjetën e gabuar.

Golin e vetëm për skuadrën nga Gjirokastra në këtë përballje, e realizoi Gresild Lika gjatë pjesës së parë.

Vlen të theksohet se gjatë gjithë ndeshjes te Partizanit luajti strugani Egzon Belica, ndërsa nga bankina në lojë u inkuadrua edhe shkupjani, Besnik Ferati.

Falë kësaj fitore Partizani me 41 pikë, tashmë renditet në pozitën e 5-të, ndërkohë Luftëtari me vetëm 14 pikë të tubuara mbanë pozitën e parafundit në renditje.

Leave a Reply