Skuadra kampione në fuqi e Spanjës, Barcelona ka rifilluar në mënyrën më të mirë sezonin aktual në La Liga, duke shënuar fitore 4:0 në ndeshjen në transfertë ndaj Majorkës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 28-të, njofton “infOSport.mk”.
Fitoren e “katalunasve” në këtë ndeshje e paralajmëroi Arturo Vidal me golin e realizuar në minutën e dytë, derisa 8 minuta para fundit të pjesës së parë, Martin Brejtueit dyfishoi epërsinë në 2:0.
Në golin e këtij të fundit në rolin e asistuesit ishte Lionel Messi, i cili një gjë të tillë bëri edhe në të 79-tën për Zhordi Alban, derisa në minutën e fundit të takimit, argjentinasi edhe vetë arriti që emrin e tij ta regjistrojë në mesin e golashënuesve.
Me këtë fitore Barcelona tashmë ka 5 pikë më shumë se Reali i Madridit, që ndeshjen e saj të javës së 28-të do ta zhvillojë gjatë ditës së sotme (e diel) kundër Eibar në “Santiago Bernabeu” me fillim në ora 19:30.